登入選單
返回Google圖書搜尋
Poeti shqiptar
註釋Poeti shqiptar sipas studiuesve të huaj dhe vendas Në fi llim kam qenë në dilemë për realizimin e këtij libri, nëse duhej bërë ose jo. Arsyeja frenuese ishte që këto lloj formatesh zakonisht realizohen pas dekadash karriere të poetit apo shkrimtarit, pas një numri të shumtë botimesh e ribotimesh në gjuhën amë dhe ato të huaja, pas një numri të konsiderueshëm studimesh për të etj..Ndërsa nga ana tjetër ishte një poet, dramaturg, përkthyes letrar dhe publicist me një moshë relativisht të re (lindur më 1978) dhe menjë përvojë me rreth 14 vite krijimtari që prej botimit të librit të tij të parë me poezi Shekulli i premtimeve (1999), ku u bë i njohur për lexuesin në Kosovë. "Takimi" im i parë me Kelmendin ka qenë shumë herët përmes poezisë së tij, ku kam ngelë e befasuar nga imazhet e shumta të intertekstit, ku bart sa risi e origjinalitet, aq edhe gjurmën e kujtesën e një trashëgimie dhe të traditës. Dr. Irena Gjoni